75 Mall Live Search
17:38 / E Premte, 10 Qershor 2022 / MSH

Monza e Berlusconit me objektiva të mëdha në merkaton e verës

Klubi italian AC Monza, me pronar Silvio Berlusconin, e cila u ngrit për herë të parë në Serie A, ka bërë të qartë objektivat për forcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar të verës.

Gazeta italiane Calciomercato, përcjell Indeksonline, raporton se Monza ka arritur marrëveshje me sulmuesin 23 vjeçar, Andrea Pinamonti nga Empoli.

Shuma e transferimit thuhet të jetë 18 milionë euro, si dhe marrëveshjes do ti bashkohet edhe kalimi i Lorenzo Pirola tek skuadra e Emploit

Calciomercato, gjithashtu raporton edhe për transferimin e Stefano Sensit nga Sampdoria,

Objektivat e tjerë të AC Monza në këtë kalimtar janë edhe futbollistët me përvoj si: Andrea Ranocchia (34), Antonio Candreva (35) dhe ëndrrën e Matteo Pessina (25).

Berlusconi dhe Galliani siç duket nuk e kanë humbur ende simpatin për ish anësorin e Milanit, Stephan EL Shaarawy, të cilën e duan në skuadër për sezonin e ri, gjithashtu janë duke e vëzhguar edhe futbollistin e Juventusit Nicolò Fagioli (21).