10:10 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Monza e Berlusconit, synon ngritjen në Serien A sezonin e ardhshëm

Skuadra e sapoinkuadruar në Serien B, Monza po mendon që të sezonin e ardhshëm të inkuadrohet në Serien A.

Kjo skuadër që për pronar ka, Silvio Berlusconin pretendon që të befasojë të gjithë sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Miku më i mirë i Berlusconit, Adriano Galliani, ka thënë se Monza do të rritet shumë shpejt.

“Ne do ta rrisim Monzën shumë shpejt. Berlusconi tashmë e ka bërë të ditur. Ne do të tentojmë që të arrijmë Serien A sezonin e ardhshëm’ , tha Galliani për Radio 1.

“Ky është synimi që presidenti e ka vendosur në fillim të këtij sezoni. Pasi që jam lindur në Monza dhe unë jam tifoz i madh i kësaj skuadre, jam i gatshëm të vërë bast në do gjë se do të arrimjmë promovimin. Nëse arrijmë Serien A, unë do të eci nga Brianteo deri në San Siro”, tha Galliani.

Monza kishte afro 20 vjet që nuk kishte luajtur në Serien B. Arritja në Serien B këtë sezon u cilësua si historike./Indeksonline/