75 Mall Live Search
19:41 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / G T

“Mora fjalë” rikthehet në stadiumin “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë sonte zhvillon ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Në stadiumin “Air Albania” është rikthyer edhe kënga e famshme e Shkurte Fejzës, “Mora Fjalë”, shkruan Indeksonline

Në momentin kur lojtarët serbë u futën duke e monitoruar fushën e “Arenës Kombëtare”, kjo këngë u dëgjua në stadium.