75 Mall Live Search
13:59 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / MSH1

“Mora një mesazh nga Moska”/ Çka i tha Vuçiqi – von der Leyen-it?

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, u takuan mbrëmë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç thanë ata, “ishte mirë që u takuan me Vuçiqin, për të vlerësuar progresin e Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”.

“Diskutuam rëndësinë e përshpejtimit të reformave, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe lirisë së medias. Theksuam se zgjerimi është një imperativ gjeostrategjik dhe nevoja që Serbia të përafrohet më tej me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, shkroi Von der Leyen.

Por, çka ra në sy ishin disa komunikime ndërmjet Vuçiqit dhe Von der Leyen, para se të bënin fotografinë e përbashkët, shkruan IndeksOnline.

“Mora një mesazh nga Moska, tani”, u shpreh Vuçiq.

Kësaj deklarate, Von der Leyen iu përgjigj me: “Lë të presim deri sa të jemi [vetëm], miku im…”.

Çasti është bërë viral në rrjete sociale, duke nxitur dyshime se çka mund të jetë diskutuar pas dyerve të mbyllura./IndeksOnline/