Morata bëhet madrilen, prezantohet dhe e dërgojnë menjëherë në stërvitje
Alvaro Morata i është nënshtruar sot testeve mjekësore te Atletico Madrid në Klinikën Universitare të Navarra nga ora 8.30.
“Gjithçka ishte në rregull. Faleminderit zot” ka thënë Morata pas kalimit në teste mjekësore.
Sulmuesi spanjoll është ftuar menjëherë sot në stërvitjet e skuadrës.
Diego Simeone i ka thënë sulmuesit që të stërvitet për tu ambientuar me lojën e skuadrës sa më shpejt që të jetë e mundur./Indeksonline/
