16:27 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Morata e fyen rëndë ekipin e Unitedi-t/ “Na e merrni…” (Video)

Alvaro Morata mbase nuk luajti një rol të rëndësishëm në triumfin e Chelsea-t ndaj United në finalen e FA Cup, por sulmuesi padyshim që ka qenë në humor të mirë në fund të ndeshjes.

25-vjeçari u fut në fushë vetëm në minutat e fundit të takimit duke zëvendësuar Olivier Giroud, transmeton TeleSport.

Penalltia e Eden Hazard ishte ajo që vendosi finalen dhe pas ndeshjes, teksa po shkonte drejt dhomës së zhveshjes, Morata tregoi pasionin e tij.

Siç raportohet nga Metro, Morata ka bërtitur “ivamos ostia! iQue chupen pola!”, që përkthehet “Ec aty! Të na e marrin në g**ë!”

Ka qenë një sezon zhgënjyes për Morata, i cili e nisi mirë pas transferimit nga Real Madrid, por që pas vitit të ri e ka pasur shumë të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës.

Dhe pas afrimit të francezit Giroud, ai në muajt e fundit ka humbur edhe vendin e titullarit.

Pjesa e Morata-s është në minutën 10:30