Morata i dëshpëruar më komentet e tifozëve: Kam qëndruar 9 orë pa gjumë, mora kërcënime me vdekje

Alvaro Morata, sulmuesi i Juventusit ka shënuar një gol në Kampionatin Europian EURO20.
Ai mori shumë kritika pas paraqitjes së tij dëshpëruese kundër Kombëtares së Polonisë, në barazimin 1 me 1, shkruan IndeksOnline
Morata atë ndeshje shënoi një gol, por humbi shumë raste të tjera shënimi.
Për këtë ai ka marrë kritika të shumta, madje kjo kritikë shkoi edhe deri te kërcënimi me vdekje.
“S’kam fjetur për 9 orë pas ndeshjes me Poloninë. Kam marrë kërcënime, fyerje ndaj familjes sime dhe për fëmijët e mi. Më shqetëson ky fakt, që gruaja ime po i përjeton këto gjëra”, ka thënë Morata
Sulmuesi spanjoll gjatë sezonit 2020/21 në Serie A bëri 32 paraqitje dhe shënoi 11 gola (11 asistime), por forma e tij është paksa e luhatshme në EURO20./IndeksOnline/