10:08 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Morata i siguron fitoren Chelseat, por shihet i trishtuar

Chelsea ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Mol Vidit me rezultatin 1-0 në “Stamford Bridge”, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Europa League.

Golin e vetëm për Blutë e Londrës e shënoi Alvaro Morata në minutën e 70′. Spanjolli nuk festoi pas golit të shënuar dhe shihej një ngrysje në fytyrën, e gjith kjo sigurisht pas një forme të dobët dhe një mal kritikash kohëve të fundit. /IndeksOnline/