Morata konfirmon largimin nga Galatasaray, sulmon klubin

Alvaro Morata ka njoftuar largimin e tij nga Galatasaray.
Spanjolli, i ka dhënë fund aventurës 6-mujore në Stamboll, ku tashmë pritet të bëhet shpejt me skuadër të re.
Ai pritet të largohet edhe nga klubi i tij, Milani për të vazhduar karrierën te Como.
Në një postim në faqen e tij në Instagram, Morata falënderoi tifozët, por gjithashtu kritikoi drejtuesit e ekipit për shkelje të marrëveshjeve dhe mosrespektim të të drejtave të tij në punë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Morata, bëri rreth 16 paraqitje me Galatasarayn ku shënoi 7 gola dhe ishte kyç në fitimin e titullit të kampion si edhe të Kupës turke./IndeksOnline/