Morata: Nuk dua të rikthehem te Chelsea, vetëm spanjollët më pasonin topin
Spanjolli në një intervistë për “Goal.com”, u rikthye në kohë dhe foli për të shkuarën e tij në Londër.
“Nuk ndihesha i dëshiruar dhe i vlerësuar nga klubi dhe tifozët. E nisa shumë mirë me Chelsea, por një dëmtim më la shumë pas. Ka pasur një moment kur shokët e mi të skuadrës nuk ma pasonin topi, përveç spanjollëve….
Nuk është e njëjta gjë, kur luan është e vështirë t’i pasosh topin dikujt që nuk do të bëjë të njëtën gjë. Të gjithë ata që kanë luajtur futboll në jetën e tyre, e kuptojnë, herët ose vonë”, kanë qenë fjalët e Moratës, i cili nënkupton se shokët nuk i pasonin.
Ndërkaq ai ka shtuar: “Dua të qëndrojë tek Atletico, por Chelsea mund të më marrë sërish në Londër. Të dyja klubet e dinë se çfarë dua unë, kështu që mbetet të shohim”.