11:43 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Morata tregon se si ndihej në depresion, qëndronte vetëm i mbyllur në shtëpi

Álvaro Morata ka pranuar në një intervistë se sezonin e kaluar ndjenjte një formë depresioni. Sulmuesi spanjoll ka thënë se nuk donte të takohej me askë, por vetëm të qëndrontë i mbyllur në shtëpi.

“Kam pasur një bllokim në kokën time. Nuk doja ta takoja askënd, por të qëndroja i vetëm në shtëpi. Kam vuajtur shumë kur shihja emrin tim për të keq në media” ka thënë sulmuesi i Chelseat.

Morata ka treguar se këtë vit kishte oferta nga Spanja e Italia, por që ka vendosur të luftojë për një vend te Chelsea.

“Kisha oferta nga Italia e Spanja. Edhe gruaja ime ishte e gatshme për të ndërruar ambient, por nuk do të largohem. Do të luftoj të rikthej formën dhe golat” ka thënë Morata./Indeksonline/

Temat: