Moratti: E dua rikthimin e Mourinhos, është i veçantë
Massimo Moratti ka thënë se do të donte ta shihte Jose Mourinhon prapë në Inter.
Mourinho e drjetoi Interin drejt tripletës në vitin 2010 dhe u shkarkua nga Manchester Unitedi gjatë ditës së djeshmme.
Ndërsa, Moratti ishte presidenti që e solli Mourinhon te ”Nerazzurrët”, transmeton IndeksOnline.

”Dëshira për Vitin e Ri është që ne të bëjmë më mirë, të rikthehemi në Champions League, gjithashtu”, tha ai para darkës së klubit për Krishtlindje.
”A do të doja rikthimin e Mourinhos në Inter? Po, megjithatë do t’i japim kohë Spallettit”.
”Simeone? E dua atë gjithashtu, por Mou është i veçantë”./IndeksOnline/