Morën paga pa dalë në punë/ Pranga katër zyrtarëve të komunës së Novobërdës

Katër zyrtarë të komunës së Novobërdës janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar.
Të njëjtit dyshohen që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13 mijë euro pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Novobërdës në shumën e lartcekur.
Të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, janë dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/