13:21 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Morena Taraku thotë se di të këndojë, ndjekësja i lë një koment epik

Këngëtarja Morena Taraku ka ditë që ka paralajmëruar projektin e saj me të ri ‘Swag’, shkruan Indeksonline.

Ajo sapo ka publikuar një imazh që ka treguar se do ta lansojë ditën e diele, përveç këtij informacioni ajo ka lënë edhe një thumb për ata që kanë thënë se Morena nuk din të këndojë, pasi që ajo shpesh merr kritika rreth kësaj çështje.

‘HEY HELLO !!!
E KJO SHKON PER KREJT ATA QE KAN BESU QE MORENA SOSHT KENGTARE
MORENA – SWAG 
PRITE SENIN TDILLEN E NGOJE PA INAT’, ka shkruar ajo duke i bashkangjitur edhe imazhin e mëposhtëm.

Këngëtarja, ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj dhe fansat. Prej komenteve pozitive ka arritur të marrë edhe komente negative. Një ndjekëse i ka shkruar: ‘Krejt munesh me kon veç këngëtare jo’, duke e shoqëruar me emotikona duke qeshur.

Projekti ‘Swag’, vjen pas atij ‘Dashni’ në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun./Indeksonline.