Morena e bën “nxehtë” në janar, në bikini vjen “flakë”

Pak ditë më parë, Morena Taraku nisi pushimet e para për këtë vit.
Ajo zgjodhi Tajlandën si destinacion të radhës, ku qëndroj disa ditë me mikeshën e saj.

Ish-Missi dhe këngëtarja e njohur kosovare, ndonëse është rikthyer nga atje, ka vazhduar të sjell fotografi të “nxehta”.

E veshur në bikini me ngjyrë të bardhë, Morena pozoj në ishullin përrallor, duke treguar linjat dhe tatuazhet në trup.
Ajo dukej në top-formë teksa tregoj trupin si “peshk”.

Ndryshe, Morena tashmë është kthyer në Stamboll atje ku ka nisur një jetë të re prej kohësh./Indeksonline/