12:20 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Morena e uritur, nga shtrati “nxit” imagjinatën

Morena Taraku nuk lë rast pa provokuar dhe këtë e bën me postimet e shpeshta në rrjetet sociale.

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, e cila prej kohësh është zhvendosur në Stamboll, edhe këtë herë ka sjell poza tejet joshëse, shkruan Indeksonline.

E shtrirë në shtrat, Morena shihet e veshur vetëm në xhinse dhe të brendshme në pjesën lart teksa po hante picë.

Ajo mori komente dhe pëlqime të shumta, sidomos për dukjen e saj tërheqëse dhe linjat mahnitëse.

Ndërkaq kujtojmë se Morena së fundi vizitoi Shqipërinë ku qëndroi disa ditë./Indeksonline/