75 Mall Live Search
21:45 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Morena ironizon me lokacionin, paralajmëron projektin e ri

Që nga koha kur iu publikuan bisedat private, shumë persona janë tallur  me fjalën “lokacion”.

E më ndryshe nuk ka vepruar as protagonistja  e kësaj historie, Morena Taraku e cila herë pas herë ironizon me këtë fjalë në postimet e saj, shkruan Indeksonline.

Edhe në një postim të radhës, teksa paralajmëron projektin e ri muzikor, Morena nuk e lë anash ironizomini.

“Kamikazi marr me veti krejt çka ki, në djall lokacioni yt.  A jeni gati”, ka shkruar Morena sipër një imazhi të shkëputur nga xhirimet e videoklipit.

Ndryshe, ditë më parë Morena festoi ditëlindjen e 27-të./Indeksonline/