Morena s’i ndahet gjërave të shtrenjta, vetëm kuleta i kushton mbi 600 euro

Morena Tarak nuk kursen fare kur janë në pyetjet veshje trendi pasi ajo është çdo herë në hap me trendët e reja.
Ish-Missi dhe këngëtarja kosovare bën jetë luksoze e të cilën e shfaq me shumë krenari në secilin postim që bën në rrjetet sociale.
Veshjet e saj janë nga brendet më të kushtueshme dhe më të njohura në botë, madje Morena është e kujdesshme edhe në detajet e stilit si aksesor dhe kuleta.
Një postim i radhës nga faqja në Instagram “whattheywearin”, ka zbuluar çmimet e një prej veshjeve të Morenës, e ajo që bije në sy është çmimi i kuletës që kap vlerën 620 euro.
Xhaketa Street Style Jeans Morena Jacket që ajo ka të veshur kushton 385 euro, Zippy Wallet Retiro Monogram nga marka Louis Vuitton kushton 620 euro dhe atletet Super Queen Sneakers nga Dolce Gabbana 695 euro.
Ndërkohë, ditë më parë Morena ka lansuar këngën e re me videoklip e cila u komentua mjaft për shkak të tekstit thumbues./Indeksonline/