75 Mall Live Search
18:08 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / H F

Morena Taraku drejt martesës?! (Foto)

Influencerja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, prej kohësh po e ruan jetën e saj private larg vëmendjes së mediave rozë.

Megjithatë, një postim i fundit ka ngritur dyshime se bukuroshja zeshkane mund të jetë në prag të një hapi të madh në jetën e saj personale, shkruan IndeksOnline.

Screenshot

Morena ka pozuar nga ateljeja e dizajneres së njohur Lia Stublla, gjë që ka bërë ndjekësit të aludojnë se ajo mund të jetë duke u përgatitur për vellon e bardhë.

Edhe pse nuk ka pasur ende asnjë konfirmim zyrtar nga ana e saj, fansat janë kureshtarë të zbulojnë nëse lajmi është i vërtetë, dhe mbi të gjitha, kush është mashkulli që i ka vjedhur zemrën.