20:12 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Morena Taraku injoron lokacionin, kështu po e shijon natën e sotme

Morena Taraku përveç vëmendjes që ka zakonisht, së fundi ka qenë në krye të mediave rozë edhe me incizimet e bisedave private që iu publikuan.

Këngëtarja dhe ish-Missi ka vazhduar duke i injoruar të gjitha komentet dhe talljet që janë bërë në llogari të saj, madje ajo po shijon jetën si është më së miri, shkruan Indekosnline

Morena ka publikuar një fotografi të re në llogarinë e saj të Instagramit, teksa shihet duke u relaksuar në një ambient të ngrohtë dhe romantik e veshur vetëm me një robdishan dhe pa grim, ndërsa nuk ka treguar se ku ndodhet.

Ajo dukej atraktive, e relaksuar dhe më në formë se kurrë më parë.

Kujtojmë që Morena prej kohësh me lokacion është në Stamboll ku u zhvendos kohë më parë për të filluar një jetë të re jashtë Kosovës./Indeksonline/