23:02 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Morena Taraku paralajmëron: Jam tu gatu pite me hite

Morena Taraku si duket nuk po qëndron kot pasi është duke përgatitur muzikë të re.

Ish-Missi dhe modelja e njohur e cila prej kohësh është larguar nga Kosova për të filluar një jetë të re në Stamboll, ka bërë një paralajmërim për adhuruesit e saj, shkruan Indeksonline.

Në një postim në InstaStori Morena ka treguar se është duke incizuar muzikë të re teksa paralajmëron se do të jenë hite.

“Domethënë jam tu gatu pite me hite”, ka shkruar Morena duke mos dhënë më shumë detaje.

Kujtojmë që “Missed Call” mban titullin lansimi i saj i fundit që u publikua kohë më parë./Indeksonline/