09:52 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Morena Taraku: S’më ndalen lotët, jam me ju çdo moment

Këngëtarja dhe modelja shqiptare Morena Taraku po e bashkëndjenë dhimbjen me të prekurit nga tërmeti nëpër zonat e Shqipërisë, që shkaktoi mbi 50 viktima deri tani, qindra të lënduar e dëme të mëdha materiale.

Morena është parë duke qarë nëpërmjet një InstaStory, madje ajo është munduar të mbështesë me lutjet e saj popullin shqiptarë.

“S’më ndalen lotët. Jam me ju çdo moment dhe gjithçka që lexoj për fëmijët që kanë humb prindërit e që ende nuk e dinë… e shumë tjera të rënda që për zotin e madh lutem çdo minut për juve…” , ka shkruar ajo shoqëruar me fotografinë ku shihet duke qarë.

Kujtojmë që kjo nuk ka qenë gjithçka, pasi ajo ka publikuar fotografi duke nisur ndihma dhe mbështetje për popullin në nevojë nëpër zonat më të dëmtuara. /Indeksonline/