75 Mall Live Search
15:41 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Morena Taraku thyen heshtjen pas skandalit me ‘Bentley’

Morena Taraku mbetet ndër emrat më të lakuar në mediat rozë.

Këngëtarës dhe modeles e cila bën një jetë superluksoze iu sekuestrua makina e tipit ‘Bentley’ nga Policia e Kosovës pas ishte në kërkim në ndërkombëtar në Gjermani, shkruan Indeksonline.

Morena gjatë gjithë kësaj kohe vendosi të heshtë madje ajo edhe u tërhoq nga rrjetet sociale, për tu rikthyer vetëm tani.

26 vjeçarja me tu kthyer në Instagram ka bërë një postim lidhur me ngjarjet e fundit.

“Unë besoj se e vërteta flet vet një ditë, pa e njollosur askënd nga goja ime”, ka shkruar ndër tjerash Morena.

Ndryshe, makina e Morenës është ende në procedur verifikimi./Indeksonline/