Morena uron njeriun e shtrenjtë për ditëlindje: Jeta ime pa ty nuk ka kuptim

Sot ka ditëlindjen babai i Morena Tarakut dhe natyrisht nuk ka munguar urimi i veçantë nga ajo.
Përmes disa fotografive përkrah tij, Morena ka zgjedhur fjalët më të ndjera për ta uruar personin më të shtrenjtë.
“Ti je baba, nana e gjyshi ma i mirë që jeta na ka fal neve… Ti je shpirti ma i bardhë që e mban toka…urime ditëlindjen dhe mos e ndalo zemren kurrë se rrahuri sepse thjeshtë jeta ime pa ty nuk ka asnjë lloj kuptimi”, ka shkruar Morena në postim.
Kujtojmë që Morena ka treguar se në këtë kohë pandemie po qëndron e vetme në Stamboll larg familjes së saj dhe më të dashurve./Indeksonline/