16:02 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Morgan Freeman i rikthehet televizionit pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale

Aktori i njohur Morgan Freeman është rikthyer në televizionin ‘NatGeo’ pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale që ju bën në fillim të këtij viti.

Shumë femra erdhën me akuza kundër Freeman me pretendime se ky i fundit kishte bërë komente dhe sjellje të papërshtatshme. Pas këtyre akuzave ‘NatGeo’ e kishte suspenduar nga puna aktorin, transmeton Indeksonline.

Tash televizioni përmes një deklarate ka treguar që Morgan Freeman po rikthehet në punë në sezonin e tretë të  dokumentarit “The Story of God”.

Për akuzat që i ishin bërë Freeman kishte thënë: “Çdo kush që më njeh mua ose ka punuar me mua e di se nuk e ofendojë dikë qëllimisht ose me dashje e shqetësojë dikë. I kërkoj falje çdo njërit që është ndjerë jo rehat ose i mos respektuar-nuk ishte qëllimi im”. /Indeksonline/