75 Mall Live Search
22:56 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mori ilaçe për grip dhe anemi, mjekët zbulojnë tmerrin në mushkërinë e saj

Ajo ishte vetëm 16 vjec kur nuk u ndje mirë dhe nisi të humbte shumë kile.

Për dy vjet me rradhë doktorët i dhanë nga një kurë, një tjetër duke përfshirë këtu ilacë për gripin, aneminë dhe dhe në fund ftohjen.

Por pas dy vitesh vuajtje dhe torturë, Karla Lora-Caban u diagnostikua me kancer në gjak.

Rrezet X më në fund zbuluan një tumor të madh në mushkërinë e saj të djathtë për shkak të limfomës.

Edhe pse mjekët ranë të gjithë dakord, se asaj i kishin mbetur të paktën dy muaj jetë në fakt vizita e rradhës tregoi se Karla nuk kishte më kancer dhe ishte shëruar nga kimiot tek të cilat mjekët nuk besonin.

Ajo është shprehur se duke qenë se kishte kaluar shumë kohë dhe kanceri kishte agravuar, mjekët nuk kishin besim,por ja që ajo ja doli mbanë.