“Mori kokainë gjatë Festivalit”? Damiano David i nënshtrohet testit të drogës

Damiano David është testuar pasi akuzimit për përdorim të kokainës.
Nga imazhet të cilat po në rrjetet sociale Damiano David ishte në një pozicion të dyshimtë sikur merrte drogë gjatë transmetimit live të natës finale, transmeton Indeksonline.
Sipas EBU, aty ishte thyer një gotë ndërsa këngëtari ishte munduar të sillte gotën në vend.
Vetë këngëtari u betua në një konferencë për shtyp pas konkursit të këngës Eurovision se nuk kishte përdorur drogë.
Anëtaret e grupit të tij u shprehen:
“Ne jemi të tronditur që disa njerëz pohojnë se Damiano është duke përdorur drogë. Ne jemi kundër drogës dhe kurrë nuk kemi përdorur kokainë. Ne jemi gati të testohemi sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne jemi këtu për të luajtur muzikën tonë dhe jemi shumë të lumtur me fitoren e Eurovision Song Contest. ”/Indeksonline/