75 Mall Live Search
18:59 / E Diele, 27 Korrik 2025 / FR

Mori më shumë vota në Kryesi për kandidat të Drenasit, Hajdari: I ftoj të gjithë për unifikim

Petrit Hajdari është zyrtarizuar si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Drenasit.

Nëpërmjet një njoftimi publik, Hajdari ka shprehur falënderim për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe strukturat e partisë për besimin që i është dhënë.

“Drenasi është vendi ku jam rritur dhe arsyeja pse jam në politikë”, ka theksuar Hajdari, duke shtuar se rrugëtimi i tij me PDK-në ka qenë i gjatë, sfidues dhe krenar.

Ai ka bërë thirrje për unifikim dhe bashkëpunim të gjerë qytetar, duke e cilësuar Drenasin si “adresën e vetme dhe të përbashkët” për të gjithë.

Hajdari ka kujtuar rolin historik të Drenasit në momentet kyçe të shtetformimit dhe ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve rreth vlerave të PDK-së, të trashëguara nga liderët e saj themelues.

Në fund të mesazhit të tij, ai është shprehur i bindur në fitore dhe ka ofruar dorën e bashkëpunimit për të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, me theksin se “e ardhmja e fëmijëve tanë është ajo që duhet të na bashkojë.”

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit pritet të jenë një garë e rëndësishme për PDK-në, një bastion tradicional i kësaj partie në Kosovë.