75 Mall Live Search
10:25 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / G T

Mori një nënshkrim nga Ernest Muçi, tifozja nisi të qante

Skuadra e Besiktasit mbrëmë shënoi fitore 2:1 ndaj Malmo-s në UEFA Europa League dhe protagonist ishte sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi.

Muçi shënoi një gol të bukur në minutën e 76-të për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij turke, duke konfirmuar formën fantastike në tri ndeshjet e fundit, shkruan Indeksonline

Futbollisti shqiptar pas ndeshjes gëzoi një tifoze turke, duke ia dhënë një nënshkrim në fanellë.

Ajo u emocionua shumë dhe filloi të qante, duke treguar dashurinë e madhe që ka për lojtarin “kuqezi”.

Kujtojmë se në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Ernest Muçi ka shënuar tri gola./Indeksonline/