75 Mall Live Search
21:57 / E Martë, 06 Janar 2026 / B XH

Mori pa leje veturën e të atit dhe u largua nga shtëpia, 14-vjeçari nga Hasi kapet nga policia në Mitrovicë

Një 14-vjeçar në Has u shpall në kërkim pas kërkesës së familjarëve të tij, pasi ishte larguar nga banesa me makinën e të atit.

Top Channel raporton se ai është lokalizuar dhe kapur në Mitrovicë.

Policia shqiptare gjatë ditës ka njoftuar se ditën e djeshme 14-vjeçari ka marrë pa leje automjetin e të atit dhe është larguar nga banesa.

Familja ka bërë menjëherë kallëzim ne Komisariatin e Policisë në Has, këta të fundit e kanë shpallur të miturin në kërkim dhe kanë filluar menjëherë kontrollet për gjetjen e tij.

Ai kishte arritur që të futej në territorin e Kosovës.

15-vjeçari për herë të fundit u pa në dalje të qytetit të Pejës, ku u ndalua për të marrë derivate për veturën.

Në një konfirmim për IndeksOnlinen, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë pohojnë se i mituri ka marrë afro 79 litra karburant në një pompë të benzinës dhe ka kërkuar nga punonjësi që të bëjë pagesë me kartelë.

“Punëtori deklaroi në polici se ka hyrë brenda të marrë POS-in, teksa i mituri është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur. Njësitet relevante janë duke u marrë me hetimet e nevojshme”, deklaroi për IndeksOnlinen zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi. /IndeksOnline/