16:19 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mori pilula për dobësim, vdes 26 vjeçarja në Angli

Merr pilula për dobësim dhe gjen vdekjen në moshë të re. 26-vjeçarja angleze Lindsey Bone, nga Sussex, mori pilula për dobësim për të qenë në formë për rrobat e banjës para se të nisej për pushime, por gjeti vdekjen.

Lindsay kishte vendosur që të ndiqte një dietë të rreptë për të humbur disa kilogramë dhe për këtë arsye hante më pak, bënte ushtrime fizike, por kërkoi edhe ndihmën e ilaçeve.

26-vjeçarja ka qenë gjithmonë në gjendje të mirë shëndetësore, por sipas analizave, e reja gjeti vdekjen nga një aciditet i tepërt si pasojë e dietës, shumë të pasur me proteina.

Nëna e vajzës, e tregoi historinë në media, duke treguar se e bija përdorte uthull molle për dobësim, ku në fillim e pinte me lugë, por më tej kishte blerë disa pilula me bazë uthullën në fjalë.

Vajza merrte pilula edhe për ankth dhe mjekët nuk përjashtojnë mundësinë që ilaçet së bashku me ushqime të kenë shkaktuar aciditetin fatal.

E reja gjeti vdekjen më 5 prill, por vetëm këto ditë nëna e ka bërë publike historinë në media.