Mori rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, interesim i madh për bileta për ndeshjen Drita – Antwerp

Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes kthye të Conference League që Drita e zhvillon kundër Royal Antëerp në “Fadil Vokrri” të enjtën në mbrëmje.
Skuadra nga Gjilani ka njoftuar përmes faqes zyrtare se biletat do të dalin në shitje sot, para teatrit të qytetin dhe tek stadiumi i qytetit në Gjilan nga ora 12:00.
Këto janë çmimet e biletave: Veri 2 euro, Lindje 3 euro, Perëndim 7 euro, VIP 20 euro.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi baras 0-0, andaj entuziasmi i bardhekaltërve është tejet i lartë për ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Klubi jonë FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA – Royal Antwerp FC do të dalin në shitje nga dita e marte në formë fizike në dy pika të shitjes: • Para teatrit të qytetit• Te stadioni i qytetit(te sheshi)Shitja fillon prej orës 12:00 deri në ora 20:00.Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje afër stadiumit “FADIL VOKRRI” në dy pika të shitjes.Tribina në Jug është e mbyllur, ndërsa çmimet për biletat në dispozicion janë:• Veri 2 euro• Lindje 3 euro• Perëndim 7 euro• VIP 20 euroTe gjitha biletat do te jene me barkod identifikues.FC DRITA