Mori ryshfet dhe keqpërdori pozitën zyrtare, ky është mbikëqyrësi që largoi nga puna Qendra Korrektuese e Dubravës

Një mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës është larguar sot nga puna.
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se e ka larguar mbikëqyrësin në fjalë, pas i njëjti ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka marrë ryshfet.
Burime të Indeksonline pohojnë se i dyshuari në fjalë është Shefqet Gashi, nga fshati Prigodë e Istogut.

Gashi është larguar nga puna me vendim të marrë nga Komisioni Disiplinor i ShKK-së.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka” zotohet ShKK-ja.