75 Mall Live Search
18:44 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / MSH

Mori shumë komente negative, Madonna vendos të rikthejë pamjen e saj

Pas kritikave mbi pamjen, Madonna po kërkon të bëjë gjithçka që duhet për të rikthyer pamjen e saj natyrale përpara turneut të saj të shumëpritur botëror.

Madonna në fakt u “ndikua” thellësisht nga komentet e bëra nga kundërshtarët dhe po kërkon të ndryshojë përsëri pamjen e saj.

“Pavarësisht asaj që njerëzit mendojnë, kritikat për pamjen e saj drastike të ndryshme e prekin atë”, tha një burim për DailyMail.

Burimi tha se krijuesja e hitit “Like A Prayer” po i nënshtrohet procedurave që do t’i rikthejnë tiparet e saj natyrore.