Mori stimulues seksual për shumimin e demave, përfundon në spital!

Një burrë është shtruar në spital pasi mori një stimulues seksual “të përdorur për shumimin e demave” në Meksikë.
Pacienti, i cili është mbajtur anonim, u operua urgjent në Spitalin Specialist 270 në qytetin kufitar SHBA-Meksikë, Reynosa.
Ai i merrte ilaçet ndërsa po planifikonte të bënte seks me një grua 30-vjeçare, raporton gazeta peruane “La Laa”, transmeton IndeksOnline.
“Ai ishte shtruar në Spitalin e Specializuar 270 të qytetit të Reynosa”, thanë mjekët për gazetën.
“Ai kishte marrë një stimulues seksual të cilin e kishte blerë në Veracruz, të përdorur nga fermerët e këtij rajoni për të gjallëruar demat për mbarësim”.
Burri raportohet të ketë udhëtuar për në Veracruz, në lindje të Meksikës, për të blerë stimuluesin e përdorur për bagëtitë./Indeksonline
