75 Mall Live Search
13:43 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Mori veturë me qira dhe s’e ktheu me kohë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet, i cili dyshohet se ka marr një veturë me qira dhe nuk e ka kthyer sipas afatit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili nga viktima  mashkull  K/Shqiptar  kishte marrë  me qira veturën me targa vendore dhe nuk e kishte kthyer në afatin e caktuar. Pas intervistimit  i dyshuari me vendim të prokurorit, është  dërguar  në  mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/