09:52 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / MSH

Mori veturë me qira, por s’e pagoi, arrestohet pejani

Është arrestuar një person në Pejë, pasi dyshohet se ka marrë me qira një veturë, por që nuk i pagoi detyrimet.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me datën 01.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti në datën e cekur kishte marr një veturë me qira dhe nuk i kishte paguar detyrimet për veturën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.