75 Mall Live Search
19:38 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / OSH

Moriba, shembulli që s’duhet ndjekur nga futbollistët e ri/ Refuzoi kontratën e re me Barçën, donte më shumë para, tash as në bankën rezervë të Leipzig

Futbollisti, Ilaix Moriba është një shembull se si NUK duhet të veproj një lojtar në moshë të re.

Moriba në merkaton verore refuzoi të vazhdoj kontratën me klubin që e rriti, Barcelona dhe kërkonte më shumë para.

Përkundër se ishte futbollisti më i paguar në akademinë “La Masia”, Moriba s’ishte i kënaqur dhe donte të trefishonte pagën.

Katalunasit, që janë në gjendje aspak të mirë ekonomike, nuk ishin të gatshëm që të ia plotësonin kërkesat Moribas dhe kërkuan nga ai që të pranonte kontratën që ia kishin ofruar ose ndryshe s’do të luante më asnjë minutë.

Tinejxheri vazhdoi me kokëfortësi dhe nuk pranoi kontratën që ia ofroi Barcelona. Katalunasit për të mos rrezikuar që ta humbnin falas, e shitën tek RB Leipzig.

Ilaix Moriba që nga transferimi tek ekipi gjerman, nuk ka luajtur për asnjë minutë dhe vetëm në dy ndeshje ka qenë në bankën rezervë.

Ai nuk është shumë i preferuar nga trajneri i Leipzig dhe duket se do ta ketë problem që të ketë minuta tek ekipi gjerman.

Moriba është një shembull që s’duhet ndjekur nga futbollistët e rinj./Indeksonline/