75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Morina bën propozim të veçantë: Mos të bie askush nga elita

Arbnor Morina, drejtori sportiv i Flamurtarit të Prishtinës ka treguar të rejat e fundit në futbolin kosovar, si dhe pasojat e klubeve kosovare, si shkak i koronavirusit.

Morina ishte i ftuar në ‘Radio Prishtina’, ku ka thënë që këtë vit mos të bie asnjë skuadër nga Superliga.

“Do të ishte mirë që kampionati të luhet, mos të bie askush nga elita dhe dy ekipe të futen në Superligë. Megjithatë, për një gjë të tillë vendos Komiteti Ekzekutiv dhe organet tjera”, ka deklaruar Arbnor Morina.

“Shpresojë shumë se kampionati do të vazhdojë pasi që kanë mbetur edhe 11-të xhiro. Këto janë gjëra sportive që janë të lidhura me njëra-tjetrën”, shtoi ish-futbollisti i mirënjohur kosovar duke bërë apel për kujdes.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mënyrë që mos të rrezikohet askush”, vlerësoi ndër të tjera Arbnor Morina.

Flamurtari në këtë edicion po lufton për mbijetesë në elitë.

Pas javës së 22-të skuadra “kuqezi” ndodhet në pozitën e tetë me 28 pikë të grumbulluara.