Morina: Dikujt duhet t’i dhembë koka, skuadra jonë s’ka stadium!

Arbnor Morina ka folur për media pas humbjes nga Drita në Superligën e Kosovës.
Arbëria u mposht 1 me 3 nga kampioni aktual, shkruan IndeksOnline
Morina pas ndeshjes tha se skuadra e tij në çdo takim po luan si mysafirë, dhe dikujt duhet patjetër t’i dhembë koka. Një mesazh për Komunën e Lipjanit ky!
“Atij që i dhemb koka, s’kemi çfarë t’i bëjmë. Ne jemi mysafir nga fillimi. Me ato forca që i patëm u munduam me bërë një lojë të mirë deri në fund. Por loja e Dritës na penalizoi. Me këtë fond të ekipit që kemi pas, madje disa lojtarë kanë qenë të lënduar – nuk kemi mundur të bëjmë më shumë. Klubi jonë s’ka stadium të vetin. Nuk do të dorëzohemi deri në fund”, ka thënë Morina.
Skuadra e Arbërisë sot është futur në zonën e rrezikshme dhe gjendet në pozitën e parafundit që dërgon ata në Ligën e Parë./IndeksOnline/