Morina e fajëson veten pas humbjes ndaj Prishtinës: Gabimi është imi, jo i lojtarëve

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ka fajësuar veten për humbjen ndaj Prishtinës në stadiumin e Ferizajt.
Skuadra e Arbërisë pësoi disfatë të thellë ndaj Prishtinës me rezultat 4-0, në xhiron e 20-të në Superligë, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, trajneri Morina tha se fajtori kryesor është vetë e jo lojtarët.
“Si fillimi si mbarimi ishte i keq. Ne nuk arritëm të reagonim pas golave. Dominim i Prishtinës dhe fitore e merituar. Te ne nuk funksionoi asgjë. Është një dështim imi. Ndoshta e kam bërë përzgjedhjen e gabuar. Unë kam bërë gabime të përzgjedhjes dhe të taktikës. Nuk ishte gabimi te lojtarët, por tek unë”, ka thënë Morina.
/IndeksOnline/