Morina: Fituam një pikë shumë të madhe ndaj Dritës

Arbëria mori një pikë ndaj Dritës në Gjilan duke barazuar 1-1 në ndeshjen e javës së 18-të në Superligë.
Trajneri Arbnor Morina, pikën e fituar e cilësoi si shumë të madhe.
“Është një pikë shumë e madhe. Kemi luajtur ndaj një ekipi të fortë si Drita që me dinjitet na ka prezantu në Evropë. Ne na karakterizon një lojë kolektive, kemi disa individë, që e kanë kuptuar se duhet të involvohen në grup. Almiri ka shumë kualitet, po punon shumë. Nëse flasim për individualitet, të gjithë këta djem që sot kanë lujtë kanë meritë”, deklaroi Morina.
Arbëria e mbylli sezonin vjeshtor në vendin e 6-të me 21 pikë.
/Indeksonline/