75 Mall Live Search
16:21 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Morina: Ishte ndeshje e vështirë, pikërisht ashtu siç e kishim parashikuar

Ballkani arriti të fitojë ndeshjen në udhëtim ndaj Arbërisë me rezultatin final në 2:4, takim ky që i takoi rundit të gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Arbëria ishte më e mirë në pjesën e parë ku edhe e hapi serinë e golave, po ishte skuadra e Munishit që në pjesën e dytë tregoi vendosmëri dhe e fitoi takimin, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Arbërisë, Arbnor Morina, ku tha se kjo ndeshje ishte e vështirë për ta, pikërisht ashtu siç e kishin parashikuar.

“Ndeshje tejet e vështirë, pikërisht ashtu siç e kishim parashikuar. Djemtë e dëshmuan edhe njëherë që po dijnë të luajnë futboll, ani pse nuk arritën ta ruanin rezultatin. Kundërshtari na dënoj, sepse në skuadër ka fond të madh të lojtarëve, sikurse ata që ishin duke luajtur, po ashtu edhe ata që u inkuadruan në lojë”, tha Morina.