Morina: Kam dëgjuar zëra se Arbëria duhet të bie sepse është klub i katunit

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ka folur për skuadrën e tij që po lufton për mbijetesë në Superligë.
Morina ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv, në “RTV Dukagjini”, ku tha se ka dëgjuar zëra ku thonin se Arbëria duhej të binte një kategori më poshtë sepse janë “klub i katunit”.
“I kemi dëgjuar fjalët se Besa duhet të bie nga liga sepse luan me fëmijë dhe Arbëria duhet të bie sepse është klub i katunit”, tha ai.
“Por, futbolli është vlerë universale dhe luajnë të gjithë, mua si sportist më vjen keq për këto gjykime”, tha ai.
“Ata po e gjykojnë një klub që ka bërë më të mirën e mundshme, ka bërë histroi duke hyrë në histori duke hyre në Superligë”, tha Morina.
“Me kapacitetet që ka, pa stadium, pa fushë, por me një organizim të mirë dhe lojtarë cilësorë, këtë nuk e meritojmë”, përfundoi Arbnor Morina.