18:30 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Morina: Kjo fitore është sukses historik për Arbërinë


Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë, duel ky në kuadër të xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Arbërisë që këtë sezon u promovuan në Superligë ka arritur të shënojë fitore historike përballë Trepçës ’89 me rezultat të pastër në 0:2, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshje foli edhe tekniku, Arbnor Morina, ku tha se kjo fitore e Arbërisë është sukses historik për ta.

“Unë uroj lojtarët, trajnerët, stafin e gjithë tifozëve ardhjen në Superligë pasi është një sukses historik nga një vend i vogël. Lojtarët treguan vazhdimësi të ndeshjes, në disa momente bëmë disa gabime por ajo çfarë më gëzoi ishte karakteri i tyre që treguan dhe mundësitë e tyre janë të mira, por na duhet kohë për të vendosur gjërat në vend. Për neve kjo ndeshje përfundon nesër, pasi orari i ngjeshur nuk na jep komoditet dhe na duhet të përgatitemi për duelin e radhës”, tha Morina.