22:49 / E Diele, 12 Korrik 2020 / C E

Morina: Kjo skuadër në momentin kyç po e bën lojën e bukur

Janë zhvilluar sot dy ndeshjet e para të xhiros së 30-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Në derbin e javës, Prishtina dhe Drita kanë luajtur baras në ‘Fadil Vokrri’, 1-1.

Kurse, në duelin tjetër, Gjilani fitoj falë dy golave të Keita Razak ndaj Drenicës me rezultatin 2-0.

Kurse, i fituar në emisonin ‘Arena Sportive’, trajneri i ri i Arbërisë, Arbnor Morina ka treguar se çfarë duhet të ketë një skuadër për t’i përballur këto tri javët e mbetura, por edhe ka komentuar lojën që kanë bërë skuadrat deri tash në mënyrë që të arrijë te titulli i kampionit.

“Ballkani ka pasur lojë konstante. Gjithmonë kemi folur për treshen në sulm, Baftiu, Topalli dhe Hoxha, dhe kemi harruar mesfushën si Kuç e Gashi që janë punëtorë shumë të mëdhenj.

Tash një djalosh që po luan në anën e majtë e që po e zëvendëson Arbër Hoxhën është shumë mirë. Në mbrojtje ka lojtarë me eksperiencë, që kanë fituar dhe dinë të fitojë trofe.

Pra është një ekip shumë i fortë që mund t’ja dal. Edhe Drita ka tregu lojë të mira, derisa Gjilani në momentin kyç po e bën lojën e bukur, kështu që pritet një garë shumë e fortë deri në fund”, ka thënë Morina.