75 Mall Live Search
15:11 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / Blerim

Morina mes lotësh flet për fitoren ndaj Drenicës, e kujton mikun e tij Shefqet Sinanin!

Skuadra e Arberisë e ka fituar ndeshjen ndaj Drenicës në frymën e fundit, me golin e realizuar nga Hysen Bytyqi i cili u inkuadrua në pjesën e dytë të këtij takim.

Ky takim i takoi xhiros së 16’të në Superligën e Kosovës në futboll, ku edhe u mbyll me fitoren e Arberisë në 1:0, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshje foli edhe tekniku i Arberisë, Arbnor Morina, i cili tha se djemtë e tij luajtën mirë, por u emocionua dhe ‘shpërtheu’ në lot kur e kujtoi mikun e tij tashmë të ndjerë, Shefqet Sinanin.

“Në pjesën e dytë e kemi ndërtuar koncept, me askione të jashtme arritëm deri te porta, dhe kështu e arritëm golin.

“Nga ndeshja në ndeshje futbollistët po e dëshmojnë se po luajnë mirë”, tha Morina.

Ndërsa, trajneri u emocionua pas kujtoi shokun e tij të ndjerë ish-futbollistin e Prishtinës, Shefqet Sinanin.

“Nuk ka kush që më thirrë tashmë pas ndeshje dhe të ma uroj fitoreb, e të më thotë se djemtë luajtën mirë e të fala presidentit”, përfundoi Morina duke qarë.