75 Mall Live Search
18:04 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Morina pas fitores ndaj Besës: Angazhimi i futbollistëve është parësor që nga dita e parë!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Besa Pejës dhe Arbërisë, duel ky në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Arbnor Morinës e fituan këtë takim me rezultat të pastër në 3:0, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe vet tekniku Morina, ku tha se futbollistët e tij janë angazhuar që të luajnë me përkushtim të lartë që nga dita e parë.

“Ekipi i Besës ka futbollistë te ri, dhe punua mirë sot, ne në pjesën e dytë ishim me të mirë ku shënuam  dhe dy herë dhe i morëm tre pikë”, tha fillmisht Morina

“Angazhimi i futbollistëve është parësor që nga dita e parë, këta djem po e japin maksimumin në çdo takim, dhe janë të gatshëm për çdo ndeshje”, tha ai.