16:15 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Morina pas humbjes nga Ballkani: Asgjë nuk shkoi!

Sot skuadra e Arbërisë e ka humbur ndeshjen ndaj Ballkanit me rezultat të thellë në 2:6, takim ky në kuadër të xhiros së 24’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas kësaj humbje foli edhe trejnari i Arbërisë, Arbnor Morina i cili tha se gjithçka ishte gabim te ta sot, shkruan IndeksOnline

“Unë kisha me thënë që nuk e di se çka nuk ka qenë gabim sot. E kemi bërë rreshtimin me lojtarë që kemi pasur, por po shihet se mungesat që po kemi janë shumë të mëdha. Kjo është dekurajuese çka po ndodhë. Ne po planifikojmë diçka tjetër, kurse po luajmë diçka tjetër.

Mungesa e stadiumit nuk ka të bëjë. Çdo gjë ka qenë gabim. Asgjë nuk ka shkuar, prej meje e deri te djemtë brenda. Nuk është justifikim që se kemi fushën tonë. Jemi në Superligë dhe duhet me luftu deri në momentin e fundit”, tha Morina.