Morina: Selimi “mollë sherri”, që s’po bëhet koalicioni, deshi këtë ministri!
Analisti dhe gazetari, Bajrush Morina ka deklaruar se arsyeja se pse s’po bëhet koalicioni ndërmjet VV-së dhe LDK-së është një deputet nga Drenica.
Bëhet fjalë për Rexhep Selimin, i cili, sipas Morinës, ka insistuar ta drejtojë MPB-në.
“Tashti u kuptua arsyeja kryesore e mosmarrëveshjes VV-LDK: Rexhep Selimi paska kerku mu u bo ministër i Brendshëm…si në kohën e luftës kur ishte ministër i Thaçit! Dashuria e parë nuk harrohet!”, ka shkruar ai.
